Droni spiun zbuloi parcelat me kanabis të shqiptarëve në Itali

Me anë të një droni spiun, Policia italiane zbuloi parcelat me kanabis që një bandë shqiptare kishte kultivuar në Veri të Italisë. Ndërsa hetimet zbuluan se banda shqiptare e cila kishte këto parcela merrej dhe me shfrytëzim prostitucioni dhe të ardhurat i investonin në prodhimin e marijuanës.

Droga  kultivohej  në mes të pyjeve, tepër vështirë për tu identifikuar dhe karabinierëve u është dashur të përdorin dron spiun për të zbuluar parcelat.

Dhjetë shqiptarë të arrestuar

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia italiane e provincës së Torinos ekzekutoi në orët  para të mëngjesit të sotëm, 26 shtator 2016, një operacion policor i cili çoi në shkatërrimin e organizatës kriminale shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës, kultivimin e marijuanës dhe në shfrytëzim prostitucioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetë shtetas shqiptarë, disa prej të cilëve rezidentë në Itali janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, kultivimit ilegal të lëndës narkotike, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtjes pa leje, zhvatje e dhunë.

App per te kontrolluar vajzat prostituta

Hetimet e policisë italiane zbuluan se ky grup kriminal shqiptar kishte në zotërim rreth 10 vajza me origjinë nga Shqipëria e Greqia, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Ata kontrolloheshin me anë të një aplikacioni spiun i instaluar pa dijeni në telefonat e tyre celularë. Me anë të këtij app shqiptarët ishin të informuar në çdo moment mbi lëvizjet e vajzave, e sasinë e parave të përfituara nga prostitucioni.

Droni spiun zbuloi parcelat

Hetimet  e këtij operacioni nisën më vitin 2015.  Me anë të një droni policia italiane mundi të zbulojë plantacione droge të kultivuara nga shqiparët në territoret e komunave Corio në provincën e Torinos, Mortara në provincën e Pavias e Abbiategrasso në provincën e Milanos. Policia italiane sekuestroi në këto zona rreth 4 mijë bimë kanabis.

droga droge2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?