“Dru” faturistet së OSHEE, arrestohen nënë e bijë

Nuk kanë të ndalur arrestimet. Nënë e bijë janë prangosur pak momente më parë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj faturistes së OSHEE-së, të cilën e kanë kundërshtuar fillimisht se u kishte faturuar një sasi energjie, që ishte e papranueshme prej tyre. Pas një konflikti për leximin e aparatit matës të energjisë ka degjeneruar gjithçka në dhunë ndaj punonjëses së OSHEE-së. Burime nga policia, pas ngjarjes, bënë të ditura se efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë, pas inofrmacioneve, kanë arrestuar shtetaset Megi Dajçi dhe Anila Qatia. Nënë e bijë janë denoncuar për dhunë nga futuristja e OSHEE-së, Alma Kumati, e cila pretendon se gratë e kanë goditur ata në banesën e tyre, që ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, teksa kishte bërë matjen e energjisë elektrike.

SHKARKO APP