“Dua 20 përgjimet ambientale”, zbardhen kërkesat e Kryemadhit

Këtë të hënë në seancën në themel për ish-Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë, Monika Kryemadhi pretendoi se nuk i janë dhënë provat siç duhet, dhe USB është e paaksesueshme. Kryemadhi pretendon se nuk janë përgjimet në dosje. Gjykata u përgjigj duke thënë se përgjimet nuk ekzistojnë, por kjo u kundërshtua nga Kryemadhi.

DISKUTIMET

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK: USB është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Kryemadhi: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vërë në dispozicion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?