Dua Lipa elektrizon kryeqytetin, mijëra fansa mbushën sheshin”Nënë Tereza”
Mijëra fansa dhe adhurues të muzikës mbushën sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur live koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ndonëse performonte për herë të parë para publikut shqiptar, Dua bëri që fansat të këndonin të gjithë njëzëri kengët e saj të kthyera në hite botërore tashmë, si “Be the One” apo “Hotter than hell”.
Këngëtarja Lipa ka përshëndetur në gjuhen shqipe gjatë gjithë kohës
adhuruesit e saj, të cilët u elektrizuan kur artistja ngriti duart lart me simbolin e shqiponjës.
Ashtu si përgatitjet për koncertin, edhe mbërritja e fansave ishte e hershme, disa prej të cilëve pritën me shumë se dy orë në shesh, madje të ardhur edhe nga qytete të tjera.
Mes adhuruesve të shumtë të muzikës së saj, Dua Lipa mbrëmë takoi edhe sopranon e njohur Inva Mula, e cila kishte ardhur enkas për ta ndjekur atë në performancën live.
Koncerti u mundësua nga Bashkia e Tiranës, në fund të vitit të parë të punës.
Më herët gjatë ditës, kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi Çelësin e Qytetit këngëtares Dua Lipa në shenjë mirënjohje, si një vajze që frymëzon shumë njerëz.
Koncerti që Dua Lipa zhvilloi në Tiranë është vazhdimi i turit Ballkanik të këngëtares dhe ishte një ditë pas atij në Prishtinë.


KOHA JONË SONDAZH

