“Dua të dal”, kërkesa e një të dënuari: Kam gruan shtatzënë, nuk ka kush i bën punët

Një 32 vjeçar i cili është në burg për 1.89 gramë hashash befasoi Gjykatën e Apelit Shkodër pasi gjykata e Lezhës e la nën arrest me burg. Ai kërkoi të shkojë në shtëpi me një sërë shkresash të cilat u morën për bazë nga shkalla e dytë, pasi ishin konsideruar qesharake nga shkalla e parë.

Kryesorja qe këmbëngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet të shkonte në shtëpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij për punët.

Siç rezulton në dosje shtetasi J.I i dorëzoi gjykatës kartelën e bashkëshortes ku vërtetohej se çifti pret të bëhet me fëmijë. I dyshuari J.I kishte si arsyetim para gjykatës shkakun e ndihmës ndaj bashkëshortes dhe asistimin për punët midis tyre, dhënie ndihme për furnizim me ushqime dhe çdo punë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një shkresë të firmosur nga mjekët vërtetohej nevoja e të afërmëve që ai ti ndihmonte me punët, një kërkesë e cila ju pranua nga Apeli me urdhërin “arrest në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Referuar ekzaminimit të kryer pranë Spitalit A. provohet fakti se shtetasja E. (bashkëshortja e personit nën hetim J.I ) është ekzaminuar me diagnozën gravidancë intra uterine, unike, evolutive dhe është rekomanduar terapi dhe për pasojë masa e sigurimit “Arrest në burg” do ta pengonte në përkujdesjen ndaj bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë. Sipas dokumentacionit mjekësor rezulton se, të dy prindërit e personit nën hetim janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore dhe personi i vetëm që mund t’i ndihmojë është personi nën hetim”,-shkruan në kërkesën e avokatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?