“Dua vetëm një karrocë për vajzën time”

Jetojnë në të ashtuquajturën shtëpi. Familja tre anëtarësh e Nazmi Mehanës çdo ditë heq të zitë e ullirit për ta siguruar kafshatën e gojës. Kryefamiljari i kësaj familje përveç që është i sëmurë përballet edhe me sëmundjen e vajzës së tij.

Fabiola është vajza e tij e vetme, ajo në pranverën e këtij viti mbush tetë vjet. Faviola që nga lindja nuk mund  të flas, e as të ec. Pozita e vetme në të cilën ajo mund të qëndroj është pozita e shtrirë.

Mirëpo shpresa për Fabiolën 8 vjeçare nuk është shuar. Ajo siç tregojnë prindërit e saj ka filluar ti lëviz gjymtyrët nga pak. E krejt çka i duhet Fabiolës tetëvjeçare është një karrocë përmes së cilës ajo do të mund të dilte jashtë dyerve të asaj shtëpie në të cilën ajo tash e tetë vite është e mbyllur.

Nazmi Mehana, babai i Fabiolës, thotë se vajza e tij që nga lindja është me këto probleme.

“Fabiola i ka qelizat e kokës të larguara, ashtin e butë, andaj, nuk është e zhvilluar ashtu siç duhet. Mjekët po thonë që me kalimin e kohës gjendja e vajzës do vi duke u përmirësuar. Këto ditë e fundit ajo është diagnostifikuar edhe me ftohje në mushkëri”, ka thënë Mehana.

Babai i vajzës: Vetëm një karrocë për vajzën time

Fytyra e saj e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur, qëndronte e shtrirë duke ulur shikimin gjë e cila të bënte të kuptosh se ajo ishte e shqetësuar për diçka.

Gjendja e vajzës së tij të sëmurë dhe përballja me kushtet e rënda ekonomike ka bërë që Nazmiu çdo ditë e më shumë të mërzitet me mënyrën e jetesës që ai bënë.

“Kam kërkuar ndihmë nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, të paktën një kolicë për vajzë, por nuk më ka ndihmuar. Një kolicë për fëmijë është gjëja që na nevojitet tani më së shumti”, ka shtuar ai.

E shtëpia në të cilën jetojnë kjo familje është në kushte të tmerrshme.

Mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banje, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ishte për ti mbajtur rrobat e pakta të vajzës së tyre.

Kjo familje çdo ditë jeton me shpresën se ndokush do ti trokasë në derë dhe ti ndihmojë. “Do të duhet dhe dikush të mendoj për ne”, rrëfen me lotë në sy babai i vogëlushes.

Numri kontaktues i kësaj familjeje ku ju mund të paraqiteni për t’i ndihmuar është 049 558 646.

Llogaria Bankare:

Raiffeisen Bank

1501040002418722

Nazmi Mehana

SHKARKO APP