“Duam paret tona” tensionohet situata në protestën e naftëtarëve në Ballsh, çajnë kordonin e policisë dhe…

Tension në protestën e naftëtarëve në Ballsh. Situata u tensionua vetëm pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë. Ata kanë thyer kordonin policor dhe kërkojnë të futen në uzinë me forcë.

Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

Ndërsa përfaqësues të administratës së firmës kërkojnë që punëtorët të firmosin kontratën me firmën, ata kundërshtojnë dhe kërkojnë pagesat e prapambetura të pagës.

“Na jepni lekët para pastaj të firmoset kontrata. Kontrata nesër, sot duam lekët tona”,-dëgjohen punëtorët.

Naftëtarët kërkojnë edhe kontrata kolektive pasi kështu ndjehen më të mbrojtur.

SHKARKO APP