Dubai, 6 mafiozë shqiptarë drejtojnë real estate dhe nuk ekstradohen

Shqiptarët janë të suksesshëm në të gjitha fushat, përfshirë edhe në atë të krimit. Kjo më së shumti edhe në botë.

Gazetarja Anduena Llabani, referuar artikullit të medias britanike që e cilëson mafien shqiptare ”koka e gjarprit”, thekson se kokat e mafies shqiptare nuk qëndrojnë në Shqipëri, por në vende ku tregu është i madh dhe i sigurt që nga Spanja në Dubai.

“Në 2 dekada shqiptarët kanë arritur në Ekuador e Meksikë në kartele që i kemi parë vetëm në filma. Koka e gjarprit nuk rri në Shqipëri, qëndrojnë zakonisht në vende të tilla si Luksemburg, Spanjë ku janë të paprekshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Dubai janë 6 shqiptarë të akuzuar për vrasje me dënime kapitale, që drejtojnë real estate, dhe nuk mund të ekstradohen për shkak të ligjeve të atij vendi. Janë jo vetëm koka e gjarprit dhe koka të zgjuara, se janë edhe besnikë po edhe shumë bashkëpunëtorë”, tha Llabani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?