Dubai jo më strehë e kri*inelëve shqiptarë, ja të fortët që u sollën në Tiranë

Grupet kriminale shqiptare gjetën një bazë të re për t’u fshehur dhe për të dirigjuar nga atje trafikun e kokainës dhe vrasjet me pagesë të rivalëve në vendlindje. Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe deri para pak kohësh dukeshin të pathyeshëm, por realiteti i vitit të fundit tregoi se ky vend nuk mund të jetë më “fole” e krimit shqiptar. Disa emra të rëndësishëm që SPAK i kërkonte prej kohësh për disa hetime tashmë po përballen me drejtësinë, për vepra të rënda penale.

Mbetet e paqartë se si Shqipëria mundi të “thyejë” mitin e Dubait, ndërsa pjesa me e madhe e atyre që dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë e përshkruajnë si “dëshirë të tyre për t’u dorëzuar”. Krimi i organizuar shqiptar, njësoj siç ka mundur të hyjë në tregjet më të fuqishme të karteleve të trafikimit të kokainës në botë, nuk është aspak çudi që në vijim të gjejë strehë të re oazi si Dubai i dikurshëm.

I pari që preku tokën shqiptare, pas një aktiviteti të gjatë në Emirate ishte Bruno Çoba, më 13 mars të vitit të shkuar. Ai është në akuzë nga SPAK për mashtrim përmes bursave që përllogariten deri në 4.7 milionë euro. Çoba u kthye në atdhe me vullnetin e tij të lirë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Të fundit e deportuar janë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, më 19 qershor, të akuzuar si anëtarë të organizatave kriminale të Suel Çelës apo Çopjave në Elbasan. Daka akuzohet për tentativë vrasjeje, sigurim i kushteve për vrasje në dy atentate të rënda në dëm të Kei Pikut dhe Arjan Spahiut në vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEPORTIMET NGA DUBAI:

Swiss Digital Mobile Reklama

-13 mars 2024: Bruno Çoba
-14 gusht 2024: Plaurent Dervishaj, Juljan Meçaj
-21 gusht 2024: Arjan Malko
-2 maj 2025: Florenc Çapja
-11 qershor 2025: Dashnor Dumani, Armis Stafa
-19 qershor 2025: Ervis Daka, Maksim Koçi, Ado Xhika

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?