Dubai, merr flakë një qiellgërvishtës, nuk ka viktima

Qindra njerëz u evakuuan nga një prej banesave popullore më të larta në botë të shtunën, pasi qiellgërvishtësi “Pishtari” në Dubai mori flakë.

Era e fortë ndihmoi përhapjen e zjarrit në godinën 336 metra të lartë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por qindra vetë kanë mbetur pa shtëpi si rezultat i dëmtimit të godinës 79-katëshe.

Dëshmitarët, që nuk ngurruan të filmonin me celularë çastet e diegjes, thanë se flakët rrethuan qiellgërvishtësin në lagjen e rezidentëve të huaj. Policia nuk ka ende një shkak për rënien e zjarrit, që mendohet të ketë nisur rreth orës 2 të natës.

Dubai është një prej shtatë emirateve në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një qendër e tregtisë dhe kompanive të investiemve në rajonin e Gjirit.

SHKARKO APP