Duka krah demokratëve: S’dua karrige, por që të sundojë ligji. Opozita ka bërë gabime

Në krah të demokratëve është rreshtuar edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. ”Ligji për këtë qeveri nuk është pengesë”, theksoi ai në fjalën e tij si aleat i partisë më të madhe opozitare në vend.

Nga ana tjetër teksa tha se nuk do të garojë për deputet, pranoi që në këto vite opozita ka bërë gabime. ”Unë nuk synoj më as karrige deputeti e as ministri, dua që në këtë vend të sundojë ligji dhe barazia para tij”, tha ai drejtuar qytetarëve.

Ai i bëri thirrje fraksioneve të PD-së të përçara nga partia që të ribashkohen me aleancën opozitare, sepse vetëm kështu do të rivinin në pushtet.

SHKARKO APP