Duka: Në institucionet e pushtetit vendor, zëri i të zhgënjyerve

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Lezhë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Duka thotë se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk mund të jenë thjesht një ”referendum” mbi cilësinë e qeverisjes qendrore por duhet të jetë një ditë në të cilën mund t’i japim pushtetit vendor vlerën që realisht ka në demokraci.

Në takimin në fjalë, Duka njofton se me strukturat e PAA-së nisën procesin e përzgjedhjes të kandidatëve tanë për këshillat bashkiak të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është detyra jonë, të punojmë natë dhe ditë, për të çuar në institucionet e pushtetit vendor zërin e gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer dhe të prerë në besë nga politika. Për mua dhe PAA-në, kulti i besës, që është edhe kulti i fjalës së dhënë është institucioni mbi të cilin kemi ndërtuar, e do të ndërtojmë të gjithë veprimtarinë tonë politike”, shprehet Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Agron Dukës

Për ne, zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk mund të jenë thjesht një “referendum” mbi cilësinë e qeverisjes qendrore. 30 qershori duhet të jetë një ditë në të cilën mund t’i japim pushtetit vendor vlerën që realisht ka në demokraci, duke propozuar alternativën tonë, dhe kandidatët tanë më të mirë, për përfaqësimin e të gjitha atyre komuniteteve që “Reforma territoriale” i ka dënuar me harresën.

Sot, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, nisëm procesin e përzgjedhjes të kandidatëve tanë për këshillat bashkiak të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Është detyra jonë, të punojmë natë dhe ditë, për të çuar në institucionet e pushtetit vendor zërin e gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer dhe të prerë në besë nga politika.

Për mua, dhe PAA-në, kulti i besës, që është edhe kulti i fjalës së dhënë, është institucioni mbi të cilin kemi ndërtuar, e do të ndërtojmë, të gjithë veprimtarinë tonë politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?