Duka: Premtimi i pambajtur i Ramës, po rrezikohet shëndeti i banorëve

Kreu i PAA-së, Agron Duka, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ngritur shqetësimin për mbetjet urbane në zonën e ”Porto Romanos” në Durrës. Sipas tij, para 17 muajve kryeministri Edi Rama bëri premtimin se situata do të ndryshojë por që për kreun e PAA-së, në këtë vend çdo ditë e më shumë vihet në rrezik shëndeti i banorëve por edhe të sudentëve.

Postimi i plotë

17 muaj më parë, pasi u përsërit refreni i vjetër se “kështu ka qenë prej dekadash”, kryeministri premtoi se problemi i vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit, do të zgjidhej brenda 18 muajsh. Mungon ende një muaj nga përfundimi i këtij afati por situata nuk ka ndryshuar. Plehrat nuk trajtohen dhe nuk asgjësohen, lihen në mëshirë të fatit; punën e Bashkisë vijojnë ta bëjnë derrat, të cilët ushqehen në këtë fushë toksike. Një premtim i pambajtur që nuk rrezikon vetëm shëndetin e atyre që jetojnë pranë vendgrumbullimit, apo të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por shëndetin e gjithë qytetarëve të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?