Duke punuar bie në pus, mbytet 74-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Agim, në Fier. Një 74-vjeçar është gjetur nga familjarët i mbytur në pus.

Sipas policisë viktima i identifikuar si Jorgji Sota mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.

“Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?