Dule: Kemi përfaqësues me influencë edhe në veri, PBDNJ sulmohet nga strukturat shtetërore
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka deklaruar se partia që ai drejton është në pozitat më të disfavorshme, pasi nuk ka përballë vetëm rivalët politikë, por edhe strukturat shtetërore.
I ftuar në studion e ABC, me Endri Xhafon, Dule solli në vëmendjen situatën e vitit 2013, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama që sipas tij u kujdes të mos numërojë vota e PBDNJ. Ndërkaq, Dule tha se PBDNJ ka përfaqësues me influencë edhe në veri të Shqipërisë.
“PBDNJ është në pozitat më të disfavorshme sepse nuk ka përballë vetëm forcat politike, por edhe struktura shtetërore. Është greku dhe çdo paragjykim.
Në vitin 2013 numërtimin e votave të PBDNJ dhe zgjedhjen time ia dedikoj zotit Arviziu sepse pavarësisht se ishim në koalicion me Ramën, ai vetë personalisht u kujdes që të mos numëroje vota e PBDNJ.
Këto janë fakte të dokumentuara, ka një konferencë shtypi në qendrën e Ksamilit, ku them shikoni masakrën që po kryen PS ndaj një aleati të vet.
Më thoni një vend të rajonit tonë që nuk ka në qeveri përfaqësues të minoritet. Unë ju ftoj të vini te unë, ju do vini me kamerën tuaj dhe do merrni me figurë agjentë deri e funskionarë që vijnë dhe aktivizojnë të gjithë rrjetin kundër PBDNJ”, tha Dule. /abcnews.al