Dule: Kokëdhima-Rama po tjetërsojnë pronat në Himarë

Sot kreu i PBDNJ përmes një dekalarate i bën thirrje kryeministrit të ndalojë, siç e quan ai, “genocidin pronësor” në Dhërmi, Vuno dhe Himarë.

Dule nuk harron të përmend edhe deputetin Koço Kokëdhima, i cili së bashku me Ramën po tjetërsojnë pronat në këto zona për të ashtuquajturat “projekte zhvillimore”.

Më poshtë deklarata e plotë e PBDNJ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto ditë të javës së Madhe dhe të Shenjte të Pashkës Orthodhokse, por njëherësh edhe të pragçeljes së sezonit turistik, Dhermiu dhe Vunoi në veçanti dhe gjithë Bashkia e Himarës në përgjithësi janë venë “nën pushtimin” e buldozerëve, skrapeve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diku me evokim selektiv të ligjit dhe diku të “maliqit”, vjelin haraçe, prishin objekte, tjetërsojnë prona. Kërcënojnë çdo familje individualisht dhe kultivojnë panik kolektiv.

Frymëzimet Kokedhima-Rama të mishëruara në “projekte zhvillimi” për bregun e Jonit synojnë tjetërsimin tërësor të statusit pronësor në dem të pronarëve  të ligjshëm privatë, komunitarë dhe kishtarë.

Thirrja jonë i drejtohet së pari zotit Rama që të ndërpresë menjëherë këtë ndërmarrje që prek caqet e një “genocidi pronësor” dhe së dyti komunitetit ndërkombëtar që të kthejë vështrimin dhe të shikojë se si trajtohet komuniteti historik i Himarës nga qeveria e një vendi kandidat të BE”, përfundon deklarata e PDBNJ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?