Dule letër Presidentit: Ndërhyni për dorëzimin e trupit të Kaçifas
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ka kërkuar sot Presidentit Ilir Meta që të ndërhyjë te autoritetet shqiptare për të lejuar kthimin e trupit të ekstremistit të vrarë në Bularat, Kostandinos Kacifas.
“Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim. Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”,- thuhet në njoftimin për mediat të PBDNJ.
Dule letër Presidentit: Ndërhyni për dorëzimin e trupit të Kaçifas
KOHA JONË SONDAZH

