Dule: Opozita e bashkuar në zgjedhje, Rama do përçarje
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje. Opozita thotë ai, do të bazohet vetëm në dy marrëveshjet arritura mes saj me mazhorancën në janar dhe qershor. Për çdo skemë tjetër të mazhorancë që nuk dëshiron që të ndodh rotacioni politik, Dule tha se nuk ka për tu pranuar nga opozita, e cila do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Është mazhoranca që kërkon që ndërkohë që është shpallur dita e zgjedhjeve vijon ende të vij me propozime të caktuar që të tjetërsoj përmes skemave të ndryshme vullnetin e sovranit. Ajo që mazhoranca synon mund të karakterizohet me ndryshime vetëm si dëmtim i procesit të ardhshëm zgjedhor. Aq sa janë skemat që mund të sajojë mazhoranca, aq janë edhe zgjidhjet që mund të sjellë opozita. Këshilli politik duhet të përfundojë punën e saj sa më shpejtë dhe se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje, ndërsa mazhoranca po mundohet të krijojë precedentë duke ndëshkuar procesin e ardhshëm zgjedhor ende pa filluar”, tha Dule për ”Report TV”.