Dule: Rama ka shkelur mbi pronat e minoritarëve. Jemi drejt finalizimit të marrëveshjes me PD
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dules, thotë se nëse koalicioni opozitar vjen në pushtet do të bëhen ndryshime në ligj që do të jenë në interesin e minoriteve. Nga ana tjetër, Dule shpjegon pse dha dorëheqjen nga pozicioni i nën kryetarit të kuvendit, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, kur PBDNJ ishte pjesë e koalicionit fitues që shpjegon dhe arsyen pse nuk do të negociojë me Ramën.
”Mandati i kaluar, por edhe ky i mazhorancës karakterizohet nga hapa prapa për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve. Të drejtat e minoriteteve pësuan goditje, ndarja territoriale administrative krijoi një problem të paprecedentë. Ajo që ndodh me pronat te pjesëtarët e minoritetit etnik grek dhe në veçanti në Himarë, nuk ka ndodhur nuk ka ndodhur në asnjë periudhë të historisë së shtetit modern shqiptar”,-thotë Dule për TCH.
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, bën me dije se është drejt finalizimit të marrëveshjes me koalicionit opozitar. Sipas tij, Basha bën diferencën nga Rama sepse ndjek politike që nuk bien ndesh me interesat e minoriteteve.
“Qëndrimi i Bashës është në radhë të parë, larg politikave klienteliste dhe larg parimit që i rrëmbej pronën pronarëve të paligjshëm dhe ua vë me ligjshmëri të dyshimtë ortakëve dhe klientëve të mi elektoral. Çfarë po ndodh sot në Himarë? Tokat u rrëmbehen, është shndërruar në industri prodhimi i ligjeve nga qeveria, nga vetë kryeministri Rama me qëllim tjetërsimin total të statusit pronësor në zonën e bregdetit të Jonit në dëm të pronarëve dhe në favor të oligarkëve. Vetë Basha është angazhuar dhe është me idenë se prona i takon pronarit të ligjshëm”.