Dule: Zgjedhjet të mbahen në datën më të shpejtë që lejon kushtetuta

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule pas takimit me Presidentin Ilir Meta, tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më shpejt. Sipas Kushtetutës, periudha e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli. ”Për të diskutuar në lidhje për datën e zgjedhjeve me qellim që të nisi sistematikisht përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme dhe që vendi ynë të arrijë atë që vendet demokratike e kanë me kohë. Në këndvështrimin tim zgjedhjet duhet të mbahen në periudhën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të presidentit”.

SHKARKO APP