Duma : Më shumë vëmëndje për moshën e tretë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistë të qytetit ku ndau me ta nevojën për të ndryshur realitetin në favor të moshës së tretë e cila nuk ka vëmëndjen e bashkisë. Pensionistët ngritën shqetësimin e mungesës së ambjenteve për ta si dhe mungesën e kushteve për një jetë dinjitozë.

Duma u shpreh se mosha e tretë meriton vendin që i takon në qytet si dhe shërbime cilësore që do të jenë detyrim i saj.

“Ne flasim për trashëgimi kultutore të qytetit, për arkeologjinë që është groposur. Flasim për identitetin e Durrësit që ka ngelur pak në të dukshmen e vet. Por ju jeni trashëgimia e parë e gjallë e qytetit. Sa herë takoj njerëz të nderuar si ju, gjëja e parë që thonë është nuk kemi asnjë park dhe stol ku të ulemi. Edhe ato dy apo tre që kanë qënë dikur nuk janë më dhe ka ngelur vetëm një. Këtu ne improvizuam disa karrige por as ky vend nuk përdoret dot për ju, në një kohë që ky qytet ka inspiruar me detin, me vilën, me atë që duhet të ishte zona e plazhit. Këtë e vuaj shumë për ju sepse nuk ka më plazhe publike. Ku do shkoni ju në situatën e një vere kur gjithë Tirana mësymet në Durrës ndërsa sot gjithë mosha e tretë në Durrës nuk shkon dot tek plazhi i vetë”, tha Duma.

SHKARKO APP