Duma: Protesta e sotme si “Pranvera Arabe”, kur qeveris me polici je në grahmat e fundit të mbajtjes së pushtetit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, deklaron se protesta e sotme për të riun që u vra nga policia të jepte atmosferën e asaj që është quajtur “Pranvera Arabe” dhe nisi nga një thirrje në facebook.

E ftuar në Rtv Ora, Duma thotë se është kriminale tentativa e policisë për ta fshehur dhe minimizuar ngjarjen.

Duma: Përpiqem si mund të jetë gjendja e tyre mendore, qoftë edhe e policit që goditi. Sa i përket pushtetarëve e kam krejtësisht të pakuptueshme të mos mendosh se mbi të gjitha je njeri, je prind. Një 25 vjeçar është vrarë, i ka ikur jeta pa asnjë shpjegim. Ishte një mëkat dhe kriminale momenti kur tentuan ta fshihnin. Fshehja e ngjarjes së vërtetë është përtej policit.

Sipas Dumës, kjo qeveri ka dështuar në konceptimin e policit si mbrojtës kur e shikon në rrugë.

Duma: Polici në rrugët e një vendi është ndjenjë sigurie dhe mbrojtje në Shqipëri jo.Policia është kthyer në një instrument për të dhunUar të pamundurit dhe për ti mbajtur nën frikë e presion. Nuk mund të ketë frikë qytetari që nuk mban maskën por detyrim.

Për të mbështetur këtë fakt ajo denoncoi një rast konkret.

Duma: Pardje mësova se vëllai dhe motra, një djalë i gjatë 16 vjeç. E fusin në furgon policie sepse nuk ka kartën ID me vete dhe e kanë gjetur afër orarit të karantinës. Vajzën e kanë lënë vetëm, mund të ketë qenë 10 vjeçe, në trotuar. Mendoni sa në represion me qytetarët është kjo polici. Është faji te fryma. Nuk veprojnë dot si polici por në urdhrat e grupeve kriminale të organizuara.

Ish-deputetja thotë se kur vjen çështja të qeverisësh me polici, nuk qeveris më, je në grahmat e mbajtjes së pushtetit me dhunë.

Duma: Shtetet policore janë shtete diktatoriale.

SHKARKO APP