Duma takim me një familje në Kavajë: Pas 25 prillit, PD-ja do të dyfishojë ndihmën ekonomike

Drejtuesja politike e PD-së në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma është ndalur këtë herë në një tjetër familje në fshatin Rrakull. Teksa ka treguar kushtet në të cilat jetonin, kryefamiljari Bashkim Sallaj tha se prej gati një viti i kanë ndërprerë përkrahjen sociale, duke iu thënë se plotësojnë kushtet për ta përfituar atë.

Nga ana e saj, Duma theksoi se PD-ja pas 25 prillit do ta dyfishojë ndihmën ekonomike, teksa premtoi se do ta vizitojë sërish familjen për të parë ndryshimin.

”’Jo vetëm do të merrni ndihmë ekonomike, por do ta dyfishojmë, minimalisht. Për këtë të siguroj unë. Pak a shumë 17 mijë lekë duhet të marrë kryefamiljari, zotëria, dhe ju duhet të merrni nga 15 mijë secili, ti dhe çuni, se kaq pjesëtarë jeni”.

SHKARKO APP