Durim Bami lihet në “arrest me burg”

Personi që deputeti Tom Doshi deklaron se i ka rrëfyer se është paguar për ta vrarë, Durim Bami u la sot në “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Masa e sigurisë për Bamin u dha nga gjyqtari Sandër Simoni në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura.

Avokati i Bamit, Ilir Murati, deklaroi se arrestimi i klientit të tij është i p aligjshëm, pasi sipas tij prokuroria nuk provoi me ndonjë shkak para gjykatës se Bami rrezikonte të ikte nga vendi.

Avokati i Bamit, Ilir Murati “S’ka dëshmitarë bazuar në prova se ky shtetas do të kryente vepër penale”, tha avokati i Bamit në një prononcim për mediat. Avokati Murati tha se Bami në seancën e gjyqit ka deklaruar se mbi ngjarjen do të shprehet në një fazë tjetër të hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?