Durim Bami në Prokurori, fundos sërish deputetin Tom Doshin

 

Nën masa të rrepta sigurie Durim Bami është sjellë nga paraburgimi i Fushë Krujës për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë. Ai është marrë në pyetje për rreth 4 orë, si dhe i është komunikuar akuza e ndryshuar për “kallëzim të rremë”. Po çfarë ka thënë Durim Bami, “vrasësi” i pretenduar nga Tom Doshi, që do të ekzekutonte dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë?

 

Mesohet se 36-vjecari tashmë i njohur për publikun, i ka qëndruar akuzave se “komploti i vrasjes” së Tom Doshit dhe Mëhill Fufit është një histori e sajuar. Ai gjithashtu ka mohuar që të jetë kërcënuar në ambientet e Policisë së Tiranës, sikundër pretendon Doshi.

Mësohet se oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar sot pamjet filmike të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për aq ditë sa aty qëndroi Durim Bami. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti Tom Doshi tha se Durim Bami i kishte treguar që u kërcënua nga një polic i forcave RENEA. Doshi shtoi gjithashtu se ka filmim të momentit kur Bami i bëri një pohim të tillë në seancën e ballfaqimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

36-vjecari nga Fushë Kruja u arrestua pas akuzave publike të deputetit Tom Doshi. Prej gati një muaj ai mbahet në qeli, ndërsa së fundmi iu ndryshua akuza nga “vrasje e mbetur në tentative” në “kallëzim të rremë”. Ky ndryshim akuze vjen pasi organi i akuzës përfundoi hetimet dhe doli në konkluzionin se kjo ishte një histori e sajuar nga Tom Doshi dhe Mark Frroku

SHKARKO APP