Durim Bamin e kërcënuan? Sekustrohen filmimet e qelisë

 

Prokuroria  sekuestron filmimet  e kamerave të vendosura në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të verifikuar deklaratat e deputetit shkodran Tom Doshi, se Durim Bami, i cilësuar nga ai si “vrasësi i penduar” është kërcënuar nga një efektiv i RENEA-s.

Dy ditë më parë në Këshillin e Mandatave  Doshi tha se efektivi I RENEA-s kishte vajtur në qeli dhe e kishte kërcënuar me jetën e fëmijëve Durim Bamin nëse do të thoshte të vërtetën.

Deklarata e Tom Doshit

Tom Doshi: “Ngjarja është e vërtetë. Unë nuk kam bërë një sajesë. Në gusht 2014 ka ardhur Mark Frroku që më ka informua. Kam bërë një takim me Durim Bamin. Më 30 gusht kam takuar Kryeministrin. Kemi qenë në një analizë në Durrës.

Në pushim të mbledhjes ia kam sqaruar dhe më ka thënë shprehimisht: Tomë të ka ruajt Zoti për bamirësitë që ke bërë. Dhe më ka thënë prandaj e la Ilir Meta Parlamentin atë ditë që shkuat të “Il Gusto”, për të krijuar opinionin.

Pra, bindja e Edi Ramës ishte që ishte e vërtetë. Në datën 6 shtator kam takuar Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin në Durrës. Në datën 6, Saimir Tahiri ka takuar Durim Bamin te shtëpia ime në Durrës. Ja ka shpjeguar të njëjtat gjëra siç janë shpjeguar në video dhe siç m’i ka shpjeguar mua. Pas atij takimi, pas dy -tre ditëve, Durim Bami ka shkuar te Ministria e Rendit pa prezencën time, ka dalë dhe e ka marrë drejtori i Policisë së Tiranës, prezent ka qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe ministri. Ky takim është bërë pa prezencën time. Dhe siç e thotë dhe Prokuroria janë bërë shpjegimet siç janë bërë në video.

Në një takim tjetër, pas këtij takimi, kam qenë dhe unë prezent, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka shkruar me shkrim dore rreth 9 faqe, dëshminë prapë të njëjta siç i ka dhënë Durimi në video. Në datën 3 shtator, unë kam takuar prokurorin e Përgjithshëm. Këto janë meqë mëpyete për Ramën dhe ta shpjegova.

Kam folur disa herë deri më 11 nëntor, dhe më pas s’kemi folur më bashkë. Pasi presioni Ilir Metës ishte shumë i madh dhe Meta dyshonte sikur Rama po më mbështeste për ta zbardhur dhe, I njeh të dy, (i drejtohet deputetit)  ishte në presion dhe Rama zgjodhi të mbështeste Metën.

Kastriot Islami:Cili ishte reagimi I Ramës?

Tom Doshi: Ta thashë tha të ka ruajtur zoti. Dhe tha që Ilir Meta la Parlamentin dhe erdhi të takonte te “Il Gusto” që të krijonte opinionin se Meta ishte miku im.

Më datën 3 shtator i kam thënë prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo është dhe ka thënë prit 4 -5 ditë. Dhe unë i thashë nuk ia kam thënë as Kryeministrit.

Më tha më prit 4-5 ditë. Pas 48 orësh i ka shkuar Toni i kombinatit Durimit dhe i ka thënë: Tom Doshi e ka marrë vesh dhe duhet vrarë brenda 24 orëve. Po se vramë morëm fund! Po si ta vrasim, kaq e thjeshtë është?- Kaq e thjeshtë është -Po çke ti, vraje edhe ditën. Nuk bën kush burg se kemi Ilir Metën prapa. Kjo është e vërteta dhe sajesë këtu nuk ka dhe nuk kam pse të bëj sajesa. Se ti e di shumë mirë, marrëdhënien me Kryeministrin e kisha shumë mirë, me Ilir Metën e kisha shumë mirë.

Më 30 korrik kemi festuar bashkë me kolegët ditëlindjen e Taulant Ballës. Mbas dy javëve, marr informacionin se kanë paguar lekë për të më vrarë. Unë më 1 shtator jam takuar me Monikën dhe me Ilirin. Ishte për mua diçka e papritur. Që një njeri që të hash e të pish me të, të bisedosh për politikën e shumë plane, të paguante në darkë, unë haja drekë me të dhe në darkë merrja vesh se donte me vra. Sajesë këtu nuk ka pse. Prokurorin e Përgjithshëm e kisha mik,

Kryeministrin po, kryetarin e Parlamentit po. Për çfarë duhet ta bëja këtë sajesë.

Sot ju e dini të gjithë se kolegët e mi kanë frikë të më marrin në telefon. Se e merr vesh Edi Rama e Ilir Meta.

Prokurori i Përgjithshëm më ka hapur luftë sepse i kam hapur dhe unë, sepse nuk mund të rri të pres. Informacionin e çoi Prokurori i Përgjithshëm dhe ai kërkon të më fusë në burg. Atëherë, prandaj e kam bërë publike sepse nuk kam pasur frikë. Se po të kisha frikë do të rrija si të tërë, o bobo do më vrasi Iliri.

Kështu zgjodha rrugën ta denoncoj publikisht. I them gjithë shqiptarëve, ose e mbyllni këtë çështje këtu, këtu nuk ekziston as organi i akuzës, as ka drejtësi. Pra dhe dëshmitari është manipuluar. Është bërë një presion psikologjik, deri aty sa t’i vrasin fëmijët. Këtë e bën vetëm një organizatë kriminale si ISIS e bën.

Këtë e ka bërë kjo organizata që e drejton Ilir Meta. I ka shku polici i RENEA-s me maskë te dhomat e izolimit dhe i ka thënë: Po fole fëmijët i ke në këtë adresë. Me rrugë që vetë Durimi s’i dinte si adresë. Po fole, ata do të zhduken, do të vriten. Si do të fliste Durimi. Dhe atë e di shumë mirë ai prokurori atje dhe ai oficeri sepse e kemi parë bashkë videon, transkriptin.

Kjo është e vërteta që ta marrin vesh shqiptarët. Dhe ai vjen sot e më akuzon mua për dëshmi të rreme.

Kjo është e vërteta dhe unë i kërkoj Prokurorisë të vijë këtu dhe të tregojë videon të marrin vesh shqiptarët.

Tjetra, i thash Durim Bamit meqë je në këto kushte t’i them prokurorëve të të çoj në spital.

Jo më thotë sepse atje ka ilaçe, ilaçe se më vrasin.

Ky njeri që sajoi pse kishte frikë të ikë në spital?

Njerëzit sot mundohen me miqësi të shkojnë në spital, kurse ai nuk shkonte në spital.

E di tha se çfarë ka ndodhur te makina ime, e di ti se i ke parë transkriptet.

Ky është një turp i madh i Prokurorisë që çon këta përfaqësues këtu.

Që ai ka drejtuar hetimet dhe ai vetë më ka thënë me gojën e vet, që jo për një javë që ka kërkuar Edi Rama, sepse Edi Rama mendonte se do të mbyllej të enjten, do të kalojnë nja 10 të enjte dhe s’mbyllet. Janë pyetur 45 vetë.

Nuk është marrë asnjë tabulat, nuk është bërë asnjë hetim. Pra ishte çdo gjë e shpejtë për t’u mbyllur, sepse këtu ishin aktorë shumë të rëndësishëm të politikës dhe këtë unë e kam pritur, por jo të më akuzojnë si sajues. Këtë nuk e duroj. Të sajoj unë këtë ngjarje, mbi çfarë baze e sajova.

SHKARKO APP