Durrës, 19 balerina dhe një klient i armatosur mes të ndaluarve
Shoqërohen 19 balerina në Durrës. Një i arrestuar me armë
Pas Tiranës u zhvillua gjatë orëve të nartës një aksioni blic i policisë së Durrësit. Aksioni u fokusua në lokalet e natës që u finalizua me 38 të shoqëruar gjithsej, mes të cilave 19 ishin balerina, por edhe një person i arrestuar për armëmbajtje.
Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në 7 lokale të Durrësit dhe Shijakut, të evidentuara si më problematiket.
“Si rezultat janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës 22 shtetas, 15 prej tyre janë balerina. Ndërsa, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shijak janë shoqëruar 16 shtetas ku 4 prej tyre janë balerina”- njofton policia.
Ndaj dy shtetasve filloi proçedimi penal për vepra penale të ndryshme. “Në Shijak u arrestua Gëzim Aleksi 39 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, frekuentues në një nga lokalet ku u ushtrua kontrolli”- njofton policia.
Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë e prodhimit Jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër të vendosur në pistoletë me 7 fishekë kalibër 7.62 mm.
“Shtetasi Gëzim Aleksi në vitin 1998 është dënuar me 25 vite burg për veprat penale: “Rrëmbim personi”; “Vjedhje me dhunë”dhe “Krime kundër jetës”. Ai është liruar në fillim të vitit 2015, ”- njofton policia.
Në një aksion të ngjashëm në Tiranë pak ditë më parë u shoqëruan 22 balerina që më pas u lanë të lira pas verifikimeve, duke qenë se punonin me licencë.
KOHA JONË SONDAZH

