Durrës, 2 burra vrasin veten

Gjendja e rëndë psikologjike apo sëmundjet mendore janë bërë shkak që dy banorë të fshatrave të Durrësit të vrasin veten duke pirë helm brenda ditës së djeshme.

Policia e Qarkut njoftoi se më 13 mars 2016,  në Hamallaj, është gjetur i vdekur në banesë 31-vjeçari V.P. Nga veprimet e para hetimore rezulton, se është vetëhelmuar duke pirë  një sasi helmi, pasi vuante nga sëmundje mendore.

Po dje në Manëz është vetëhelmuar në banesë 42-vjeçari A.S., i cili ka gjetur vdekjen më vonë në Spitalin”Nënë Tereza” Tiranë. Paraprakisht rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Në të dy rastet, materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

SHKARKO APP