Durrës, alarm fals për bombë pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në qytetin e Durrësit. Një pako e mbështjellë me natribanë në derë të shkollës profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” në Durrës ka dhënë alarmin për bombë në qytetin bregdetar.

Shkolla profesionale është ngjitur me Drejtorinë Arsimore të Durrësit. Policia ka rrethuar zonën duke vënë dhe perimetrin e sigurisë, ndërsa kanë mbërritur forca  të secializuara antieksploziv nga Tirana.

Policia ka evakuuar punonjësit e Drejtorisë Arsimore dhe nuk ka lejuar nxënësit që t’i afrohen zonës ku ndodhet pakoja që dyshohet për bombë.

SHKARKO APP