Durrës, dy në pranga për trafik droge dhe armë pa leje

Policia e Durrësit prangosi 2 persona për trafik të lëndëve narkotike dhe shpërndarje në sasi të vogla, por edhe për veprën kriminale në fushën e trafikut të armëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar Admir Dokolli, 35 vjeç, dhe Eduard Hoti, 42 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fushë Krujës”, në kuadër të operacionit “Mbikalimi” dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, i markës Mercedes Benz  me targë “Tr 8288M” është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike , model  56.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrolli që u bë nga Specialistët e sektorit kundër narkotikëve  në banesën e shtetasit Eduart Hoti janë gjetur edhe rreth 500 fara të bimëve narkotike Canabis Sattiva ,50 gr lëndë narkotike ,e dyshuar Canabis Sattiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?