Durrës/ Godet me mjete të forta 52-vjeçarin, ndërron jetë në spital
Një konflikt mes dy personave në Durrës i ka kushtuar jetën njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në fshatin Jubë të Sukthit.
Shtetasi Asti Mici 57 vjeç për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin Ludovin Lala 52 vjeç.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit për mjekim por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar në komisariati autorin e ngjarjes.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

