Durrës, kërcënoi 23-vjeçaren se do t’i publikonte foto intime në FB

Policia e Durrësit ka ndaluar një person, i cili kërcënoi një 23-vjeçare se do ti publikonte foto intime në Facebook, në rast se nuk do ti jepte shumën e parave prej 20 mijë lekë.

Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se “Enkelejd  Vrioni 27 vjeç, banues në Katund Sukth, ka kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook shtetasen M.L. 23 vjeç,   banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • shuma e parave prej  20.000 lekë dhe
  • një aparat telefoni celular tip I-Phone 5.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar në nenin 109/ b të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?