Durrës, mbërrin anija minakërkuese franceze “Lyre”
Anija minakërkuese franceze “Lyre” ka mbërritur në portin e Durrësit për stërvitjen e përbashkët me marinën shqiptare në operacionet e zhytjes dhe kërkimit të minave detare.
Anija është vënë në dispozicon të medias për një vizitë njohëse të kapaciteteve të saj. Kapitenia e anijes minakërkuese Lyre, Anne Sophie Borrad shpjegoi se do ndërmerren operacione stërvitore për 4 ditë me radhe me marinën shqiptare në thellësi të detit, me qëllim dhënien e eksperiencës franceze.
Anija Lyre është një nga 11 minakërkueset në flotën ushatarake franceze. Qëllimi i vizitës është thellimi i bashkëpunimit Shqipëri-Francë.
Anne Sophie Borrad: ” Do qëndrojmë katër ditë dhe do kemi bashkëpunim në fushën e zhytjes me forcat e ushtrisë shqiptare. Misioni i anijes është lokalizimi dhe shkatërrime i cdo lloj mine. Në shqipëri nuk do bëjmë kërkime, thjesht do shkëmbejmë eksperienca”
Anija ushtarake franceze Lyre ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer ndërhyrje nënujore dhe çminime. Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metër thellësi./Ora News/

KOHA JONË SONDAZH

