Durrës, mbi 20 mijë udhëtarë në port

Një fluks i konsiderueshëm udhëtarësh pritet të regjistrohet gjatë kësaj fundjave në Portin e Durrësit, në kulmin e lëvizjeve të sezonit veror. Vetëm sot parashikohet të përpunohen rreth 10 tragete, ndërsa numri i përgjithshëm i pasagjerëve që do të kalojnë përmes kësaj pike kufitare gjatë fundjavës pritet të kalojë 20 mijë.

Sipas të dhënave, hyrjet dhe daljet do të jenë në nivele të përafërta, ndërsa në ditët në vijim vëmendja pritet të përqendrohet te lëvizjet në dalje, veçanërisht te emigrantët që përfundojnë pushimet në Shqipëri dhe rikthehen drejt vendeve ku punojnë e jetojnë.

Vetëm në 10 ditët e para të muajit gusht, në Portin e Durrësit janë regjistruar rreth 75 mijë pasagjerë. Për përballimin e fluksit, strukturat portuale po operojnë me kapacitet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, tragetet kanë shtuar lundrimet, duke operuar me udhëtime të dyfishuara nga e enjtja deri të dielën e çdo jave, me synim përballimin e numrit të lartë të udhëtarëve gjatë sezonit të verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?