Durrës, një pako e dyshimtë për bombë

Alarm për bombë duket se po kthehet në modë ditët e fundi. Pas vendosej së një cante të dyshimtë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela , e cila rezultoi false, mëngjesin e sotëm u vendos një tjetër pako.  Një kuti e dyshimtë me celular sipër është gjetur në portën kryesore të gjimnazit ‘Naim Frashëri’. Objekti i dyshimtë është vënë re nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë. Uniformat blu kanë bërë rrethimin e zonës duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Alarmi për bombë është raportuar përpara se të fillonte orari mësimor. Policia ka lajmëruar për ngjarjen forcat antieksploziv të Tiranës të cilët pritet të mbërrijnë dhe të bëjnë ekzaminimin e pakos së dyshimtë. Brenda kësaj jave është hera e dytë që një alarm për bombë raportohet në një shkollë në qytetin bregdetar. Rasti i parë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” rezultoi alarm fals. 

SHKARKO APP