Durrës, Raining: Policia kufitare ofron shërbim sipas standardeve

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig, vlerësoi ecurinë e deritanishme të punës së efektivave të policisë së kufirit përsa i përket kryerjes së procedurave në pikën hyrëse të portit më të madh të vendit. I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare Spartak Braho, deputetë të forcave politike e kryebashkiaku i Durrësit, Rauning tha se porti i Durrësit si pika hyrëse e dalëse kryesore tashmë ofron një shërbim me standardet e kërkuara. Drejtori i përgjithshëm e policisë së shtetit Artan Didi, tha se krahas mjediseve puna është përqendruar në rritjen e standardit të shërbimit. Më herët kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Rauning. Kryebashkiaku Dako i ka bërë një ekspoze të shkurtër resurseve ekonomike dhe turistike të qytetit të Durrësit duke u shprehur se me reformën territoriale Durrësi do ta zgjerojë sipërfaqen e tij dhe do të ketë shumë më tepër potencial zhvillimi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?