Durrës, sekuestrohen 700 kg kanabis, 6 të arrestuar

Sekuestrohet një tjetër sasi e madhe droge, pas asaj në Gjirokastër. Një operacion i nisur në orët e vona të mrëmjes së të premtes (16 tetor 2015) në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit ka sjellë sekuestrimin e 700 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një banese, ndërsa janë arrestuar 6 persona në kushtet e flagrancës. Sipas policisë lënda narkotike ishte e paketuar dhe gati për transport. Operacioni nisi në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme dhe vijon ende. Në orët në vijim pritet të ketë detaje të reja rreth këtij operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?