Durrës, studentët kërkojnë mbështetjen e kishës për të ndalur reformën në arsim

 

Në kishën katolike Durrës, një grup studentësh kanë kërkuar ndihmën e dom Gjergjit për reformën në arsim duke shprehur arsyet se përse ata e kundërshtojnë atë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë dom Gjergji , një prift që ka sjellë risi në drejtimin e kishës edhe për faktin që është aktiv në angazhimet e misionit të tij po edhe të angazhimit në rrjetet sociale ku ndan mendime shpesh me mijëra njerëz. “Sapo u ndava nga njw grup studentesh durrsakë të krishterë të cilët erdhën të më shpjegonin pse reforma në arsimin e lartë nuk duhej të kishte kaluar dhe me treguan idetë që ata kishin se si të organizonin forume kundër kwsaj reforme, sigurisht pa ndihmën e vezwve, por me argumenta!”, është shprehur dom Gjergji

Ai nuk ka mohuar faktin se ata i kanë kërkuar mbështetje në misionin e tyre. “ Me kërkuan mbwshtetje! Ndërkohë me bindën që t’i hyj studimit të reformës, e cila sipas tyre penalizon studentët e varfër e shumë gjëra të tjera, dhe të shoh se çfarë mund të bëj unë për të mbështetur një nismë të tillë …”, është shprehur dom Gjergji, që duket do të bëhet edhe kleriku i parë që do të jetë aktiv në të gjitha problemet e grupmoshave dhe në të gjitha përballjen e tyre me reformat e tranzicionit që ai vetë është rritur.

SHKARKO APP