Durrësi ose “Stalingradi” i zgjedhjeve të 25 prill 2021

Nga Herion Mesi, zv/kryeredaktor i KOHA JONE-

E gjithë bateria kriminale elektorale e Rilindjes do përqëndrohet në Durrës. Tashmë janë të njohura për publikun vendas dhe ndërkombëtar se si vodhi kryeministri pushtetin në Durrës në vitin 2017 me bandat kriminale. Dhe jo vetëm në Durrës, por aty u kap mat botërisht, Edi Rama. Më pas ishte dhe Dibra me dosjet e famshe të publikuara.

E njëjta skemë mafioze do përdoret nga PS dhe Rilindja në prill 2021. Por tani ka zbritur vetë në fushën e mafies vetë kryeministri.

Edi Rama vendosi të lerë Vlorën në dorën e Gjiknurit, pasi e ka jetike vajtjen në Durrës, te bandat. Ai shkon t’ju jap zemër bandave të Shijakut dhe Durrësit, ai e di mirë se humbja po vjen, por akoma shpreson. Pikërisht në Durrës, qarku që prodhoi mandate të vjedhura e që gazeta gjermane BILD i publikoi përgjimet, kryeministri shkon për të mbushur kutitë, me bandat dhe krimin e drogës.

Durrësi do jetë si beteja e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore. Opozita duhet të përgatitet në çdo rreth e qark për beteja me bandat, por Durrësi do jetë “Stalingradi i zgjedhjeve”.

Në Durrës kalon rrjeti i grupëve kriminale të kokainës dhe drogave të tjera, nga porti. Durrësi është afër Tiranës, qarku më i madh më vota dhe numër deputetësh, ndaj kryeministri ka vendosur të jetë në këtë zonë “të parë operative”, ku përplasja do jetë fatale.

Për jetë a vdekje, sigurisht!

Duke qenë personalisht në krye të grupit elektoral në Durrës, Edi Rama, edhe pa i takuar akoma grupet e vjedhjes së votave në kohën e Dakos, u ka dhënë zemër, u ka nisur mesazh publik se “tani më keni mua!”.

Ndërkohë sondazhet e japin humbëse të madhe Rilindjen e Qeverisë. Asnjë sondazh, vendas apo ndërkombëtar, nuk jep fitore të Edi Ramës. Ndaj kryeministri vendosi të shkojë në Durrës, edhe si mesazh për krejt bandat rilindase të drogës dhe vjedhjes së votave. Mesazhi mbetet publik: Dua 74 mandate, me çdo kusht, nëse doni të vazhdoni biznesin dhe të mos përfundoni në burg pas prill 2021.

Në Durrës do jenë përqendruar edhe opozita e bashkuar. Ballë për ballë, tamam si në Stalingrad në gusht 1942, betejë që vazhdoi me muaj. PD dhe LSI duhet që këtë vjeshtë të fillojnë sulmin ndaj Edi Ramës, pikërisht në Durrës, sepse do jetë betejë jo me platformë politike, por me një bandë të madhe kriminale. Natyrisht që beteja e Durrësit do përfundojë me fitoren e Opozitës, si dikur që ushtria e Kuqe që mposhti hitlerianët në Stalingrad dhe më pas hyri në Berlin.

Ndaj lufta në Durrës ka mundësi të përfundojë edhe me hunjë e gurë ditën e zgjedhjeve, kështu që opozita ka nevojë të përgatitet edhe për betejë fizike me këto banda me 25 prill 2021.

Kujtoni Zaevin, kryeministrin e sotëm në Maqedoni, se si u gjakos kur ishte në opozitë!

Ka mundësi që edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të kalojë nga ajo rrugë përballje e gjakosje!

SHKARKO APP