Durrësi pa ujë të pijshëm, inxhinieri: Defekte në rrjet, po punojmë për normalizimin e situatës

Përkundër rritjes së temperaturave, lagje të ndryshme në qytetin e Durrësit vijojnë të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Si pasojë e mungesës se ujit, shpesh banorët e Durrësit detyrohet t’i drejtohen çezmave publike brenda ndërmarrjes së ujësjellësit.

Inxhinieri i ujësjellësit Gerald Dauti në një intervistë për News24 reagoi pas shqetësimit të shumë banorëve të Durrësit. Dautaj thotë se “defektet kanë qenë të shumta në rrjetin e shpërndarjes së ujit ndërsa në disa zona ka edhe përzierje të ujit të pijshëm me ujërat e zeza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas përfaqësueseve të ndërmarrjes se Ujësjellësit sapo situata e furnizimit të jetë stabilizuar në qytet brigadat e riparimeve do të përqendrohen dhe në zonat problematike për furnizimin me ujë siç është Plazhi, Spitalla dhe Porto Romano.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?