DW: Baronët e drogës në Shqipëri të paprekshëm, aksionet erdhën pas vizitës së…

Televizioni gjerman, Deutsche Welle raportoi për valën e arrestimeve në Shqipëri në kuadër të mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’. Sipas televizionit, në operacion kanë marrë pjesë mbi 1500 policë.

“Për shumë vite me radhë, baronët e drogës në Shqipëri konsideroheshin të paprekshëm. Lidhja e tyre me politikën ishte e ngushtë, ishte e rrezikshme që t’i hetoje ata”, thuhet në artikull.

“Deri më tani politikanët apo zyrtarët shtetërore, të cilët thuhej se ishin të përfshirë në çështjet e korrupsionit dhe trafikun e drogës, konsideroheshin të paprekshëm në Shqipëri. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) në vitin 2017, bandat shqiptare ishin numri një për trafikun e heroinës dhe kanabisit dhe numri 3 për trafikun e kanabisit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Megjithatë, suksesi i operacioneve policore të kësaj jave ka rritur shpresat se kjo mund të ndryshojë së shpejti dhe se politikanët e nivelit të lartë do të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të përfshirë në trafikun e drogës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndoshta nuk është rastësi që ky operacion në shkallë të gjerë ndodhi menjëherë pas vizitës së presidentit të shtabit të policisë federale gjermane, Dieter Roman në Tiranë”.

“Roman u ka premtuar autoriteteve shqiptare më shumë ndihmë dhe shkëmbim informacioni ndërmjet autoriteteve policore të të dy vendeve, në mënyrë që të luftohet më mirë krimi i organizuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?