DW: Gjermania po plaket dhe rritja e popullsisë mbetet e ulët

Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popullsia e Gjermanisë pritet të rritet me vetëm 0.6%. Njëkohësisht numri i njerëzve në moshë pune pritet të bjerë nën 50% .
Sipas një studimi të publikuar nga Fondacioni Bertelsmann Gjermania pritet të përjetojë deri në vitin 2040 një rritje të lehtë të popullsisë prej 0.6%.
Parashikimi bazohet në të dhënat për lindjet, vdekjet dhe migrimin të ofruara nga Zyra Federale e Statistikave.

Pabarazi gjeografike
Rritja më e madhe e popullsisë pritet në landin jugperëndimor Baden-Württemberg me një rritje prej 4.6%. Popullsia e Berlinitpritet të rritet me 5.8%, dhe Hamburgu, qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, parashikohet të ketë rritje prej 3.5%.
Kurse popullsia në landin lindor Saksoni-Anhalt pritet të ketë një rënie prej 12.3% të popullsisë.
Tkurrje e popullsisë parashikohet edhe në landet lindore të Tyringjisëme 10.9% dhe Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore me 7.3%.

Gjermania po plaket
Ralph Heck, kryetar i Fondacionit Bertelsmann, tha se rritja e numrit të të moshuarve në shoqërinë gjermane është e dukshme pothuajse në të gjitha landet federale.
Sipas studimit përqindja e banorëve të moshës 65 vjeç e lart do të rritet në Gjermani nga 22% në vitin 2020 në 28% në vitin 2040.
Në të njëjtin hark kohor përqindja e njerëzve në moshë pune do të bjerë nga 54 në 48%, ndërkohë që përqindja e grupmoshave më të reja në numrin e përgjithshëm të popullsinë do të mbetet pothuajse e pandryshuar.
“Tani nevojiten strategji të dedikuara për të zhvilluar një infrastrukturë të përshtatshme për brezat e vjetër dhe për të kapërcyer sfidat ekonomike që do të shfaqen”, tha Heck.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?