Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Gjermania shtyn deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vendet e treta jashtë BE-së

Aktualitet E premte, 11 Shtator 2020 10:12
DW: Gjermania shtyn deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vendet e treta jashtë BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për shkak të pandemisë së koronës qeveria gjermane e ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vende të treta jashtë BE. Situata do të vlerësohet më pas individualisht për secilin vend.

Paralajmërimi i përgjithshëm për rrezikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator. Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen, siç njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke fashitur për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve. Ajo shpreson se do të jetë i mundur një konsultim i ngushtë edhe me vendet e tjera të BE. Do të ishte mirë, nëse në Evropë do të kishte një rregullore të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që nga tetori vlejnë kritere individuale

Nga tetori Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian. Paralajmërimet për rrezikun e udhëtimeve në vendet me zona rrezikshmërie mund të hiqeshin, nëse do të kishte për shembull, rregulla për karantinën, u tha në Berlin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme bëri gjithashtu të qartë, se duke patur parasysh rritjen e numrit të rasteve të koronës në vende të caktuara, mund të ndodhë që para fundit të muajit të lëshohen paralajmërime udhëtimi edhe për disa vende të BE. Kështu për shembull numri i infeksioneve të reja aktualisht po rritet shumë shpejt në Francë. Përgjithësisht edhe në të ardhmen duhen pritur kufizime të udhëtimeve, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Para 9 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 25 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 34 minutash

Shoqata e udhëtimeve është e pakënaqur

Shoqata Gjermane e Udhëtimeve (DRV) foli për një hap “të hezituar” në drejtimin e duhur. Shefi i DRV, Norbert Fiebig, tha se megjithatë për klientët dhe industrinë e udhëtimeve kjo ndryshon shumë pak. Mbetet pasiguria, se kur do të jetë e mundur të udhëtojnë përsëri dhe kur firmat dhe punonjësit do të jenë në gjendje të nxjerrin përsëri jetesën, tha Fiebig, duke patur parasysh afro tre milionë të punësuarit në sektorin gjerman të udhëtimeve.

Ai kërkoi që vetëm vendet dhe qarqet, të cilat i tejkalojnë limitet e Institutit Robert Koch (RKI), të përcaktohen në të ardhmen si zonë rreziku dhe t’u jepet paralajmërim për rrezik nga udhëtimi – por jo pjesës tjetër të një rajoni të një vendi. Kryetari i shoqatës së udhëtimeve akuzoi gjithashtu qeverinë gjermane, se po rrezikon vendet e punës në ekonominë e orientuar drejt eksportit, meqenëse qindra mijëra vetë, që udhëtojnë për shkaqe biznesi, nuk mund të shkojnë personalisht te klientët e tyre për të lidhur kontrata.

Koncerni më i madh i turizmit në botë, TUI, i cili ka pësuar humbje të mëdha, kërkoi gjithashtu që në të ardhmen të ketë jo vetëm rekomandime sipas specifikës së vendeve, por sipas rajoneve. “Rëndësi ka, që njerëzit të kenë siguri për atë që planifikojnë,” tha një zëdhënës i TUI. Edhe për trafikun ajror lehtësimi i masave është vetëm një hap në drejtimin e duhur. Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Aviacionit (BDL), e cila përfaqëson Lufthansën, i rekomandoi qeverisë ta zëvendësojë ashpërsimin e rregullit të karantinës të planifikuar nga qeveritë e landeve dhe federata pas tetorit, me një strategji të diferencuar të testimeve.

Drejtori administrativ i BDL Matthias von Randow paralajmëroi se nëse do të zbatohej projekti, që të gjithë udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikuara nuk do të testohen më nga tetori, por do të duhej të hynin në karantinë, do të sillte një bllokim të ri të udhëtimeve ndërkombëtare.

Një paralajmërim për rrezikun nga udhëtimi nuk është ndalim, por synon të ketë një efekt të madh parandalues. Ai ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse u mundëson pushuesve të anulojnë falas rezervimet e udhëtimeve. Paralajmërimi për rrezikun nga udhëtimi lëshohet pavarësisht nga klasifikimi i vendeve si zonë rreziku. Më 17 mars, Ministri i Jashtëm Heiko Maas mori një masë të pashembullt për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve të koronës: Ministria e Jashtme dha paralajmërim nga udhëtimet turistike në të gjitha 200 vendet e botës.

Paralajmërim nga rreziku i udhëtimeve në Spanjë, disa pjesë të Francës dhe Kroacisë

Vetëm në qershor – menjëherë para fillimit të sezonit kryesor të pushimeve – vendet e Bashkimit Evropian, të zonës Shengen pa kontrolle kufitare, si dhe Britania e Madhe, Andorra, Monako, San Marino dhe Shteti i Vatikanit u përjashtuan. Sidoqoftë, aktualisht ekziston një paralajmërim udhëtimi brenda Evropës, për shembull për Spanjën, për pjesë të Francës dhe Kroacisë dhe kantonet zvicerane të Gjenevës dhe Waadt.

Industria e turizmit është një nga sektorët më të prekur nga pandemia e koronës. DRV i frikësohet një vale falimentimesh. Sipas një studimi të shoqatës nga gati 650 e agjencive të udhëtimit, më shumë se 60 përqind e shohin veten të kërcënuar direkt nga falimentimi. Tek operatorët turistikë është gati gjysma./DW

Etiketat e lidhura

gjermaniParalajmërimrreziku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 3 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 7 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 9 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 21 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.