Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Humbjet javore 6-10 miliardë dollarë. Tregtia botërore, leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Aktualitet E martë, 30 Mars 2021 08:47
DW: Humbjet javore 6-10 miliardë dollarë. Tregtia botërore, leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pse Ever Given sërish mund të lëvizë, tregtia botërore do t’i ndjejë gjatë pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit. Zinxhirët e furnizimit janë stërngarkuar edhe për shkak të Coronës, thotë Henrik Böhme.

Ajo sërish po lëviz! Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, emrin e të cilës Ever Given tani e njeh mbarë bota, sërish mund të lëvizë. Kjo nuk do të thotë që trafiku është kthyer në normalitet në një prej rrugëve kryesore ujore për transportimin e mallrave. Por është një lajm i mirë për tregtinë botërore fakti që ky gjigand mund të mënjanohet dhe nuk ka nevojë të shkarkohen me qindra kontejnerë. Sepse çdo ditë shtesë e bllokimit kushton para të gatshme: Shoqata e sigurimeve Allianz vlerëson humbjet javore midis gjashtë dhe dhjetë miliardë dollarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo nuk është për t’u habitur, kur dihet se 13 përqind e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore kalon nëpër këtë Kanal midis Detit të Kuq dhe Mesdheut. Kjo është rruga më e shkurtër detare për shkëmbimin e mallrave midis Azisë dhe Evropës. Por ai është – e këtë e kanë dëshmuar qartë ditët e fundit – si një vrimë gjilpëre me një kalueshmëri të kufizuar. Ndaj mjafton një stuhi rëre, e ndoshta edhe një kapiten jo tepër i kujdesshëm, që arteria e tregtisë botërore të bllokohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Problemi just-in-time
Dhe pikërisht si tani bllokohen të paktën 400 anije të tjera (të ngarkuara me mallra në vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh) në hyrje të Kanalit. E drejtuesve të anijeve u mbetet vetëm të shpresojnë se kanali do të zhbllokohet. Po çfarë duhet të bëhet nëse të gjitha anijet e vonuara mbërrijnë në të njëjtën kohë, apo just-in-time? Pandemia Corona ka bërë të qartë edhe një gjë tjetër: Të gjitha gjërat janë qepur në kornizë, e kjo shumë shpejt mund të shqepet!

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 6 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 7 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh

Që në fillim të pandemisë, kur Kina i mbylli fabrikat e saj dhe shpalli mbylljen e vendit, u pa në një moment se kontejnerët nga Kina nuk mbërrinin me kohë dhe mungonin pjesë të rëndësishme në linjat e prodhimit. Më vonë edhe Evropa i mbylli fabrikat e saj – për shembull, blerësit në ndërmarrje raportuan më pak kërkesë për pjesë elektronike në industrinë e automobilave. E kur fabrikat aziatike të çipave filluan përsëri të punojnë, prodhimi atje ndryshoi, sepse ndryshuan edhe kërkesat për miliona produkte. Por pas rifillimit të prodhimit të makinave, mungonin pjesë, si në Volkswagen, për shembull, i cili nuk ishte në gjendje t’i montojë 100.000 makina vitin e kaluar për shkak të mungesës së pjesëve. Pas djegies së një fabrike të çipave në Japoni u bë e qartë se problemet mund të zgjasin edhe më shumë.

Pengesat në furnizim
Pengesat në furnizim janë vërejtur kohët e fundit edhe në fusha të tjera të industrisë. Per shembull, në Gjermani ka tani mungesa të biçikletave. E kjo ka të bëjë me mungesën e mjeteve të transportit, sepse avionët prej një viti nuk janë duke fluturuar si më parë, e me këta avionë janë dërguar edhe shumë mallra.

Kriza e Coronës nuk do të thotë se ka ardhur fundi i globalizimit. Shpresa e atyre që thonë se me këtë krizë do të marrë fund edhe tregtia botërore nuk do të plotësohet. Por kjo nuk do të thotë se globalizmi po funksionon mirë. Përkundrazi: shumë gjëra duhet të bëhen më mirë, si për shembull respektimi i standardeve të duhura sociale në punë. Sipërmarrjet dhe kompanitë kaherë kanë filluar të bëjnë llogaritë, nëse është më mirë që të grumbullojnë pjesët e domosdoshme dhe të kenë rezerva. Sepse një gjë është e sigurt – bllokadat si kjo e Kanalit të Suezit do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe do të pengojnë rrjedhën e tregtisë botërore./DW/

Etiketat e lidhura

bllokimihumbjetKanali i SuezitTregtia Botërore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 6 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 7 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.