Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 01:13 Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027 Pas debateve dhe përplasjesh që nisën mëngjesin e së mërkurës mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027. Projektbuxheti,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi?

Aktualitet E diel, 20 Tetor 2024 09:56
DW: Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A është marrëveshja e litiumit me Serbinë e mirë për Gjermaninë? Po mjedisi në Serbi? Claudia Kemfert, ekonomiste që merret me energji dhe ekologji, flet për këtë për DW.

Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më shumë lajm i mirë për zhvillimin ekonomik në Gjermani, apo lajm i keq për mjedisin në Serbi? “Në fakt, të dyja”, thotë profesoresha Claudia Kemfert, një ekonomiste që merret kryesisht me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është mirë që Gjermania të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, e cila aktualisht ka monopol në të gjithë zinxhirin e prodhimit të litiumit. Por nga ana tjetër, është e keqe për mjedisin në Serbi, sepse nxjerrja e litiumit vjen me rreziqe mjedisore. Aktivistët e mjedisit me të drejtë theksojnë këtë. Më parë kishte një moratorium, domethënë u tërhoq licenca (për minierat). Dhe më pas ky vendim u anulua. Kjo është shqetësuese”, thotë Kemfert.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gjermania duhet të ushtrojë ndikim”
Marrëveshja me Serbinë e nënshkruar nga Scholz dhe Vuçiq është problematike për dy arsye: “Së pari, për shkak se ne nuk mund të eksportojmë problemet tona mjedisore. Dhe dy, duhet të kemi kujdes nga kush bëhemi të varur.” Ekspertja thotë se “është mirë nëse jemi më pak të varur nga Kina, por nga ana tjetër, në rastin e Serbisë, duhet përmendur edhe problemet siç është liria e shtypit, apo dhe fakti që ajo nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”.

Mund t'ju interesojë

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Para 6 orësh
Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Para 7 orësh
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Para 7 orësh

Kemfert beson se është e mundur të sigurohet respektimi i standardeve mjedisore përmes procesit të çertifikimit të minierave dhe prodhimit në Serbi. Por edhe duke ushtruar presion ndaj autoriteteve serbe. “Gjermania duhet të ushtrojë ndikim tek Serbia. Një çështje tjetër është nëse kjo do të japë fryte. Por duhet provuar, sepse Gjermania nuk mundet thjesht t’i eksportojë problemet e saj mjedisore diku tjetër. Përndryshe, ajo do të duhet të nxjerrë vetë litium në Gjermani”, shton Kemfert, që drjeton edhe Departamentin për Energjinë, Transportin dhe Mjedisin në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), e ajo është edhe profesore në Universitetin Leufana në Lüneburg.

Rezervat e litiumit në Gjermani më pak se në Serbi?
Ajo pretendon se rezervat e litiumit në Gjermani nuk janë aq të mëdha sa në Serbi dhe shton një arsye tjetër pse Gjermania po kërkon litium jashtë vendit të saj është: “Këtu kemi standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat në vendet e tjera nuk kujdesemi si këtu. Kjo do të thotë se shumë projekte nuk japin fare rezultat ose duhet shumë kohë për të marrë lejet. Ka mjaftueshëm litium në botë, nuk ka mungesë, prandaj fokusi është në tregun botëror, tek importi.

Naiv ndaj Vuçiçit?
Në pyetjen nëse kancelari Olaf Soltz është naiv në raport me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ashtu siç ishte ish-kancelarja Angela Merkel me presidentin rus Vladimir Putin, bashkëbiseduesja jonë thotë se Gjermania nuk është më aq naive. “Duhet thënë qartë se Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë. Bëhet fjalë për ndikim dashamirës, ​​miqësor ndaj Serbisë për t’iu përmbajtur qëllimeve dhe standardeve mjedisore. Në fund të fundit, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kjo është ajo që ne të gjithë duam dhe ne duhet të ndjekim atë rrugë të përbashkët”.
DW / Srecko Matic

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027
Para 4 orësh

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro
Para 6 orësh

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar
Para 7 orësh

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 7 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 7 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 13 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 13 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

4 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 19 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.