Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Rritja e çmimit të gazit shton frikën nga dimri i ftohtë

Aktualitet E shtunë, 24 Shtator 2022 11:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çmimet e gazit janë rritur në Gjermani jashtëzakonisht shumë. Por ka dallime të mëdha varësisht nga ofruesi. Pse dhe çfarë mund të bëjë politika?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg.

Mund t'ju interesojë

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Para 16 minutash
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 25 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 37 minutash

Siç njofton radioja Berlin-Brandenburg një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1.515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është thjesht e pamundur për familjen. Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20.000 familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.

Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta.

Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë.

Por në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.

Furnizimi më i lirë

Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800.000 klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.

Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë. Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.

“Askush nuk duhet të ngrijë!”

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet dotë rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.

GASAG është mjaft i kujdesshëm. “Askush nuk duhet të ngrijë, sado ftohtë të jetë”, tha kreu i kompanisë, Georg Friedrichs, në një intervistë për të përditshmen e Berlinit Tagesspiegel. Por ai nuk ishte në gjendje të bëj parashikime se sa do të rriten çmimet dhe kur.

Lindner: “Ndërtimi i një ure drejt normalitetit”

As ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira. “Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror.” Sepse shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po blejnë gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm, si zëvendësim për gazin e lirë rus. Rusia e ka ndërprerë furnizimin e Gjermanisë me gaz.

Lindner tha se çmimi i gazit “do të jetë sfidues”, por “jo shkatërrues”. Tani bëhet fjalë për “ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë”. Me fjalë të tjera: në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta.

Nxitësit e tjerë të çmimit

Një nxitës tjetër rritjes së çmimit të gazin është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 tetor, ndonëse ende ka mosmarrëveshje në këtë çështje. Kjo do të thotë se klientët duhet të mbështesin kompanitë që duhet të blejnë gaz nga vende të tjera, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia. E çmimet e gazit në tregun botëror janë shumë më të larta. Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t’i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 euro të tjera në vit.

Por edhe këto çmime mund të ndryshojnë, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, që është një pasiguri tjetër. Shumë ekspertë parashikojnë edheçmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen. Me fjalë të tjera, pasojat e sulmit rus në Ukrainë do të godasin vërtet gjermanët në muajt e ardhshëm.

Kursimi i energjisë është e vetmja rrugëdalje

Kështu masa më efektive për të ulur kostot e energjisë mbetet: kursimi i energjisë. Fondacioni Warentest ka llogaritur se një familje me tre anëtarë mund të kursejë rreth 970 euro në vit për energji elektrike dhe gaz me vetëm disa masa.

Është e rëndësishme, për shembull, të zvoglohet koha e bërjes dushe të ngrohta dhe të blehen koka për dushe që kursen energji. Sipas testuesve të produktit, vetëm kjo ul kostot me rreth 770 euro në vit. Ulja e temperaturës mesatare gjatë ngrohjes nga 22 në 20 gradë sjell kursime prej 151 euro në vit. Kurdoherë që është e mundur duhet të hiqni dorë nga përdorimi i tharëses për flokë.

CSU kërkon kufizimin e rritjes së çmimit

Por fakt është që një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë probleme me çmimet e larta. Çdo e dyta familje në Gjermani ngrohet me gaz. Prandaj partia CSU ka propozuar tani që të bëhet edhe kufizimi i çmimit maksimal të gazit për tre të katërtat e konsumit për ngrohje private.

“Për familjet private, do të ishte e mundur të kufizohej 75 përqind e gazit të shpenzuar më parë, me një çmim bazë për qytetarët,” tha Alexander Dobrindt për gazetën Augsburger Allgemeine. “Ndërsa sasia tjetër do ta paguhej me çmimin e plotë të gazit”, shtoi nënkryetari i fraksionit të partive të Unionit CDU/CSU. Por problemi këtu është që shteti do të duhet të paguajë këtë ndryshim. E kjo shkakton futje të reja në borxhe.

DW

Etiketat e lidhura

cmimienergjigaz
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 16 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 25 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.