Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Shpartallohet një rrjet i dyshuar terrorist në Gjermani

Aktualitet E mërkurë, 7 Dhjetor 2022 11:51
DW: Shpartallohet një rrjet i dyshuar terrorist në Gjermani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një grup terrorist nga radhët e “shtetasve të Rajhut” (Reichsbürger) thuhet se ka planifikuar një grusht shteti. 25 persona u arrestuan. Ata kishin planifikuar sulme ndaj institucioneve.

Hetuesit kanë zbuluar dhe shpartalluar një grup terrorist për të cilin thuhet se kishte planifikuar një grusht shteti në Gjermani. Përgatitjet e tyre kanë zgjatur rreth një viti. Në mëngjesin e ditës së sotme, (07. 12. 2022), janë arrestuar 22 anëtarë të dyshuar të grupit dhe tre mbështetës të dyshuar, njoftoi prokurori federal në Karlsruhe. Në të njëjtën kohë, më shumë se 130 shtëpi, apartamente dhe zyra u kontrolluan dhe bastisën në njëmbëdhjetë shtete federale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Prokurorisë Federale, të arrestuarit thuhet se janë të ashtuquajtur “Shtetas të Rajhut”, të cilët nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës mendon se të tillë ka rreth 21.000. Sipas autoriteteve, rreth pesë për qind e tyre, pra rreth 1.150 janë ekstremistë të krahut të djathtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arrestimet u kryen në vende të ndryshme në Baden-Württemberg, Bavari, Berlin, Hessen, Saksoninë e Poshtme, Saksoni, Tyringi dhe në një rast në Austri (Kitzbühel) si dhe në Itali (Perugia). Kërkime ka pasur edhe në Brandenburg, Renani Veriore-Vestfali, Rheinland-Pfalz dhe Sarland. Sipas Zyrës së Prokurorisë Federale, ato janë drejtuar edhe kundër 27 të dyshuarve të tjerë.

Mund t'ju interesojë

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 15 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 16 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 20 minutash

“Heinrich XIII P.R.” në krye

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, grupi terrorist dëshironte në mënyrë specifike të rekrutonte anëtarë të Bundeswehr-it dhe policisë për qëllimet e tyre. Ata formuan një “krah ushtarak” dhe një këshill të kryesuar nga “Heinrich XIII P. R.”. Sipas raportimeve të mediave, ai është një sipërmarrës i imobilieve nga Frankfurti mbi Main, i cili posedon edhe një kështjellë për gjueti në Bad Lobenstein.

Si drejtuesi i dytë i grupit është identifikuar nga prokurori federal personi i quajtur Rüdiger v. P., për të cilin mediat njoftojnë se ka qenë ish-komandant i parashutistëve. Të akuzuarit i bashkon “një refuzim i thellë i institucioneve shtetërore dhe rendit demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë,” tha ai. Për të zbatuar planet e tyre, ata kanë planifikuar edhe përdorimin e forcës ushtarake dhe dhunën ndaj përfaqësuesve të shtetit si dhe vrasjet.

Rusia partneri qendror

Sipas zyrës së prokurorisë federale, grupi planifikonte të formonte një qeveri të përkohshme që do të negocionte rendin e ri shtetëror në Gjermani me fitimtarët aleatë të Luftës së Dytë Botërore “sipas narrativës klasike të shtetasve të Rajhut”. Nga këndvështrimi i tyre, kontakti i vetëm i rëndësishëm për këto negociata është aktualisht Federata Ruse. “Heinrich XIII P.R.” ka kërkuar edhe kontakt me përfaqësuesin e Federatës Ruse në Gjermani. “Por, sipas hetimeve të deritanishme, nuk ka të dhëna se personat e kontaktuar i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të tij”, njofton prokororia federale.

Etiketat e lidhura

terrorist
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 3 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.