Dy aksidente brenda natës në Lushnje, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e dy aksidenteve rrugorë në Lushnje. Aksidenti i parë ndodhi në aksin Pushimi i Shoferit- Krutje, ku një automjet tip “Ford” ka përplasur një karrocë kafshësh, duke e hedhur në një kanal. I plagosur mbeti 47-vjeçari, Perikli Kadillari. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit dhe errësira në rrugë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lushnje –Fier, pranë fshatit Lumth. Një motoçikletë ku udhëtonin dy persona ka përplasur një këmbësor. I plagosur mbeti Aleks Allkanjari 79 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, 79-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në tentativë për të kaluar trafikndarësen në autostradë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?