Dy aksidente në Durrës, arrestohen tre drejtues mjetesh, në pranga një tjetër për dhunë ndaj gruas
Dy aksidente kanë ndodhur në Durrës pa lëndime apo të plagosur. Një ‘Opel’ ka goditur një mjet tjetër dhe më pas është përplasur me bordurën dhe si përfundim u arrestua drejtuesi 28- vjeçar L.P.
Po ashtu në Rushkull një mjet tip ‘Ford’ përplasi një këmbësore 6- vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. U arrestua shoferi 29- vjeçar L.T.
E.M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, ishte i arrestuari i tretë nga Policia e Durrësit pasi u kap duke drejtuar motorin tip ‘Yamaha’ në gjendje të dehur.
Kurse në Fushë- Krujë, 30- vjeçari K.M, u arrestua në fshatin Larushk pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Durrës
Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar. Arrestohen dhe 3 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– L. P., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka goditur një mjet tjetër e më pas bordurën. – E. M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.
– L. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen E. K., 6 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.