Dy aksidente në Shkopet, fatmirësisht nuk ka viktima. Shkak mendohet lagështia në rrugë

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak orësh në aksin rrugor Burrel-Milot. Aksidenti i parë ndodhi mbrëmë dhe tjetri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel-Skuraj.

Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj, buzë liqenit. Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

SHKARKO APP